Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE-ja po analizon gabimet dhe se çfarë shkon e çfarë jo në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën për shtyp në Podgoricë, Kallas ka thënë se për BE-ja me rëndësi mbetet normalizimi i raporteve, që të dyja vendet “të ecin përpara” në rrugën drejt BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo çfarë po bëjmë ne, është që bashkë me të dërguarin po shohim në të vërtetë se cilat janë gabimet, çfarë funksionon e çfarë jo që të gjallërojmë këtë proces të normalizimit”, ka thënë ajo.
Kallas pas Malit të Zi do të qëndrojë edhe në Shqipëri e Bosnje-Hercegovinë.