Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Juniku pa rrymë shkaku i erërave të forta, KEDS-i thotë se gjithçka u rregullua

Erërat e fuqishme ditëve të fundit, kanë lënë pa energji elektrike shumë lagje të Junikut.

Ndër to është edhe lagjja Qoki, së cilës edhe iu dogj njëra prej trafove të energjisë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët e lagjes thonë se shkaku i kësaj mbetën për rreth 4 ditë pa energji, gjë që iu shkaktoi shumë dëme.

Tutje, ata tregojnë se gjendje e tillë është qe disa vjet, derisa thonë se janë ankuar edhe në Komunë dhe në KEDS për këtë, por asnjëherë nuk ka pasur veprime konkrete.

Në një përgjigje të shkurtër me shkrim, zëdhënësi i KEDS-it ka thënë se tashmë problemi me energji elektrike në këtë lagje është rregulluar.

“E nderuar, në këtë lagje ka qenë djegur ormani i tensionit të ulët, ai është ndërruar dhe tash konsumatorët kanë energji elektrike. Për më tepër shih në attach dy fotot krahasuese që e faktojnë këtë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

E, në Komunën e Junikut thonë se kanë bërë presion të vazhdueshëm te KEDS-i për të rregulluar problemin.

Derisa, sipas zyrtarëve komunalë në përgjithësi rrjeti i energjisë elektrike në Junik është i dobët dhe i vjetër.