Kanë rezultuar pa sukses tentativat e presidentit për ta nxjerrë një emër tjetër për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Pasi mori përgjigje negative nga përfaqësuesi ligjor i PAN-it, presidenti nuk ka treguar nëse do t’i vazhdojë konsultat me partitë e tjera, për të provuar çuarjen deri në fund të këtij mandati, ashtu siç e obligon edhe Kushtetuta. Por të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë që të bëhen pjesë e ndonjë kombinimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo javë pritet të jetë vendimtare sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën mbledhjen e Kryesisë, me të vetmen pikë të rendit të ditës- Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI-të.
Por para se ta shpërndajnë vetveten, Lidhja Demokratike ka paralajmëruar të kërkojë një seancë për votimin e fondeve të Bashkimit Evropian- IPA, që janë rreth 90 milionë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)