Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jasharaj: Murati duhet të skuqet kur flet për rritje pagash, mijëra punonjës janë të mllefosur

Rrahman Jasharaj, SBASHK

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati, duhet të skuqet kur flet për rritje pagash, e jo të krenohet, duke thënë se mijëra të punësuar në sektorin publik e dinë të vërtetën dhe janë të mllefosur.

Sipas Jasharajt, rritja prej 28 eurove është ironike dhe nënçmuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Murati është i njohur për qasje të gabuar ndaj dialogut dhe me qasje edhe armiqësore ndaj sindikatave dhe veçmas ndaj SBASHK-ut , por realiteti i tregon se në vend që të krenohet se gjoja paska pasur rritje të pagave, ai duhet të skuqet kur flet për këtë çështjen e pagave. Ministri duhet ta dij se ngritje të lartë të çmimeve të artikujve elementar të jetës kanë ndodhur vazhdimisht e rritje të dukshme të pagave, që do të mundësonin përballje më të lehtë me këto çmime nuk ka pasur. Ministri duhet të lë zënkat e deklaratat plot krekosje e të shoh realitetin , i cili është i hidhur. Ministri Murati duhet të lexojë statistikat edhe të vendeve rreth nesh. Në ato shtete çmimet e artikujve elementar janë si te ne, apo pak më të larta, por Qeveritë atje i janë përgjigjur situatave dhe kanë bërë ngritje të dukshme të pagave në arsim e në sektorët tjerë. Ministri Murati le të hedh shikimin drejt Shqipërisë dhe do të shoh se kjo që po them unë është e vërtetë. Mësuesit atje i është bërë paga 900 e më shumë euro e mos të flasim për pagën e mësuesit në Mal të Zi”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

Kryesindikalisti ka shtuar se Murati duhet t'i lë deklaratat e zënkat dhe të shohë realitetin e hidhur.

Murati ka deklaruar një ditë më parë se ka inflacioni dhe rritja e çmimeve ka pasur efekt global, por Qeveria ka aritur ta ngadalësojë këtë rritje.

Sipas Muratit, paga mesatare në sektorin publik është rritur për 18 për qind.