Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Izraeli vlerëson gatishmërinë e Kosovës për ndërtimin e paqes në Gaza

Në 5-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tamar Ziv, vlerëson atë që është bërë, megjithëse ka thënë se pritjet ishin për më shumë.

Ajo, fajin për këtë, ua lë luftërave ku shteti i saj është përfshirë në pesë vjetët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 

Mendoj që përkundër faktit që Izraeli ka qenë në luftë për dy vjet e gjysmë, kemi bërë mjaft në mënyrë që të zhvillojmë marrëdhëniet. Siç e dini ne nënshkruam marrëveshjen për heqjen e vizave, një marrëveshje domethënëse e cila i hapi rrugë udhëtimeve të lira të izraelitëve dhe kosovarëve në shtetet e njëri-tjetrit, e cila është e rëndësishme. Kemi punuar në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, në marrëdhëniet kulturore, majin e kaluar patëm Javën Kulturore Izraelite në Prishtinë, dhe kemi punuar në marrëdhëniet akademike, shkëmbimin e studentëve, kosovarë që kanë ardhur për kurse të ndryshme në Izrael”, ka deklaruar ajo.

 

Sipas saj është një gjë e madhe që Kosova është anëtar themelues i Bordit të Paqes dhe që ka vendosur të marrë pjesë në ISF.

 

 

Tutje ka folur edhe për sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran.

Ajo ka thënë se kjo është një luftë në të cilën nuk po përballen vetëm me regjimin terrorist iranian, por edhe me Hezbollahun, për të cilin thotë se mbështetet nga Irani.

 

Nga 2 marsi thotë se Hezbollahu ka sulmuar pa pushim në veri të Izraelit.

 

Ka shtuar se më shumë se 4000 lloje të raketave janë gjuajtën vetëm nga Hezbollahu drejt Izraelit, që nga 2 marsi.

 

Dhe siç edhe ju me siguri e dini, Huthit po ashtu vendosën t’i bashkohen po ashtu luftës para disa ditëve dhe, edhe ata kanë nisur të lëshojnë raketa drejt Izraelit. Pra, ajo që mund të them është që ne kemi tri fronte të luftës tani në duart tona. Dhe në fakt, të gjitha këto organizata terroriste po shënjestrojnë civilët. Përderisa Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara sulmojnë caqet nukleare dhe lansuesit e raketave, ndërsa iranianët, Hezbollahu dhe Huthit po shënjestrojnë më së shumti popullsinë civile, me municione “grumbull”, të cilat përndryshe janë ilegale, kundër popullatës civile në Izrael. Dhe në baza ditore kemi dhjetëra apo më shumë sirena nga veriu në jug, duke alarmuar popullsinë të ikin në strehimore, sepse një sulm raketor do të fillojë”, ka thënë ajo.

 

Ziv ka deklaruar se arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli hynë në luftë ishte që të shmangej të kishte një shtet bërthamor që është regjim terrorist, natyrisht në Lindjen e Mesme. Sipas saj, kjo ishte arsyeja kryesore që të dobësohej në mënyrë domethënëse dhe me shpresë që të shpartalloheshin kapacitetet bërthamore të Iranit, sikurse edhe kapacitetet raketore.

Sepse, siç po e sheh edhe bota, regjimi iranian po e shënjestronte jo vetëm Izraelin, por edhe 12 shtete të tjera gjithandej kufijve të Iranit që kur filloi lufta. Si Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro që natyrisht është pjesë e Bashkimit Evropian, Turqia, dhe të tjera. Pra. Këto ishin dy qëllimet kryesore, dhe përgjatë rrugës duke menduar popullin iranian dhe popujt në mbarë botën, në mënyrë që ky regjim të rrëzohet, që mendoj do të ishte një fillim i ri për botën, por për momentin ajo nuk po ndodhë. Duket se regjimi iranian ka kontrollin e situatës, me shpresën që në një ditë afër regjimi iranian të bjerë”, ka thënë ajo.

 

Ziv ka thënë se regjimi iranian po e bën të pamundurën që të kontrollojë popullatën dhe të mos i lejojë njerëzit të dalin në rrugë.

 

Ka shtuar se Lindja e Mesme po ndryshon përgjatë viteve të fundit. 

Sipas saj, shtetet përreth Iranit, më se shumti ato, por edhe Katari, Arabia Saudite, Kuvajti dhe me siguri Omani, mendoj që janë mjaft të befasuara, me faktin që Irani aq pamëshirshëm i ka sulmuar dhe bombarduar.

Dhe nëse Emiratet e Bashkuara Arabe janë konsideruar si “parajsë e sigurt” dhe qendër ekonomike në regjion, dhe sulmet iraniane po shkakton dëme të mëdha, mendoj që kjo është një nga arsyet se pse ata tani, natyrisht kanë qenë gjithmonë aleatë të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara, dhe pas marrëveshjeve abrahamike edhe marrëdhëniet me Izraelin janë zhvilluar, por mendoj se duke u ballafaquar me regjimin iranian dhe pasojat e asaj se çka po bëjnë tani, me siguri se i ka forcuar qëndrimet e tyre dhe mendimin e tyre se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duhet të vazhdojnë luftimet me Iranin, në mënyrë që ta dobësojnë në mënyrë domethënëse, që Irani të mos jetë një kërcënim edhe për ata dhe për të gjitha shtetet e Gjirit”, ka thënë ajo.

 

Ajo tutje ka folur edhe për situatën në Gaza.

 

Për momentin, Rripi i Gazas është i ndarë në dy pjesë, përgjatë asaj qe ne e quajmë Vija e Verdhë. Pjesa e cila për momentin kontrollohet nga Izraeli, dhe pjesa që kontrollohet nga Hamasi.  Fatkeqësisht që nga armëpushimi me Hamasi, Hamasi ka punuar pandërprerë që të ndërtojë aftësitë e tij ushtarake dhe fuqinë, në mënyrë që të mund të fillojë luftë kundër Izraelit, Hamasi po ashtu po kap edhe sasi të madhe të ndihmave humanitare të cila po hyjnë në Rripin e Gazas, dhe natyrisht po merr të gjitha përfitimet financiare të gjithçkaje që po ndodh tani në Rripin e Gazas. Dhe pesë shtet, ku është e përfshirë edhe Kosova, të cilat do të duhet të hyjnë në një moment të Rripin e Gazas, secila do ta ketë një zonë të caktuar brenda Rripit të Gazas për të cilën do të jetë përgjegjëse. Nuk e dimë saktësisht për mandatin që do të kenë forca të ndryshme nga shtete të ndryshme. Besoj se do të jetë sfiduese sepse Hamasi nuk po pranon të ulë armët, dhe të lejojë të tjerët të drejtojnë Rripin e Gazas. Ajo mbetet të shihet. Prandaj, mendoj që vetëm duhet të shohim se si do të zhvillohet gjithçka dhe cili do të jetë saktësisht mandati i Kosovës, dhe cilët do të jenë mandatet e shteteve të tjera, si dhe se si do të kompletohet e gjithë kjo”, ka thënë ajo.