Skender Isufi, i cili është zyrtar i prokurimit në Korporatën Energjetike, e ka përmbyllur të enjten dëshminë e tij në procesin gjyqësor për rastin e njohur si “KEK 2”, e në të cilin ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurimit, Ymer Dragusha, dhe avokati Isuf Zejna akuzohen për korrupsion. Gjatë dëshmisë së tij, Isufi ka theksuar të mos ketë vërejtur favorizim të ndonjë kompanie në procesin e prokurimit për riparimin e kaldajës së Bllokut A5
Zyrtari i prokurimit në Korporatën Energjetike (KEK), Skender Isufi, ka thënë gjatë dëshmisë në rastin gjyqësor të njohur si “KEK2” se nuk ka vërejtur favorizim të ndonjë kompanie në procesin e prokurimit për riparimin e kaldajës së Bllokut A5.
Isufi e ka vazhduar edhe të enjten dëshminë në rastin në të cilin për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurimit në këtë ndërmarrje, Ymer Dragusha, si dhe avokati Isuf Zejna.
“Jo nuk kemi pasur asnjë element me thënë që kemi anshmëri ndaj dikujt... Nuk mundem me ditë. Ne vlerësimet i kemi bërë për ofertat që kemi pasur dhe kemi dhënë mendimet tona si komisione”, ka theksuar ai para trupit gjykues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitari ka theksuar se kompania “Litwin”, në procedurën e parë të hapur të prokurimit nuk i ka plotësuar kushtet, siç ka qenë dorëzimi i listës së punëtorëve.
“Jo, sepse ai nuk i ka plotësuar kriteret që kanë kërkuar dokumentacionin, certifikatat shëndetësore, lista e personelit, nuk është lëshuar leja e punës. Më shumë ka qenë orientimi i lejes së hyrjes, pastaj është ndërprerë kontrata”, ka thënë Isufi.
Prokuroria pretendon se kjo kompani është favorizuar me procedurën e dytë, e cila ka qenë me negocim.
Në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurorët Fikrije Fejzullahu dhe Ilir Morina, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Krasniqi dhe Dragusha akuzohen po ashtu se me tenderin për riparime i kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm kompanisë “Litwin S.A”, e cila u pati shpallur e papërgjegjshme në procedurën e hapur më herët të prokurimit.
Ndërsa në një tender tjetër për konsulencë, prokuroria pretendon se Isuf Zejna është përfshirë në përpilimin e tenderit me negocim në vlerë 60.0000 euro, e të cilën më pas e ka fituar kompania ku ai ka qenë aksionar.