Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”

Driton Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor edhe në rigjykim dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”, ka raportuar "Betimi për Drejtësi".

Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktgjykimi u shpall të martën. Gjykatësja Violeta Namani-Hajra tha se Gashi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Driton Gashi ishte dënuar më 2023 me katër vjet e tetë muaj burgim, por në fund të vitit 2024, Apeli e ktheu rastin në rigjykim lidhur me pikën 1 të dispozitivit, ndërsa vërtetoi lirimin e dy të akuzuarve të tjerë në këtë rast. 

Bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 24 shkurt 2021, Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit për Cihan Ozkanin, Yusuf Karabinën, Kahraman Demirezin, Hyseyn Demirin dhe Mustafa Erdenin si dhe për mosdhënien e lejes për Osman Karakaya, me arsyetimin se ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Pasi u dëbuan, 6 shtetasit turq u gjykuan në Turqi, me pretendimin se i përkisnin organizatës së shpallur terroriste nga ky vend, FETO.