Ish-ministri i jashtëm i Kroacisë, Davor Ivo Stier, ka qenë i angazhuar rreth vendimit të sotëm të Komisionit politikë të Këshillit të Evropës si shef i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, grupimit më të madh politik.
Ai e ka përshëndetur vendimin e sotëm që hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova sot ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo me vete bart edhe përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi t’i qasen Gjykatës Evropiane në Strasburg. Më kujtohet se sa rëndësi kishte për Kroacinë kur u bë anëtare e Këshillit të Evropës prandaj më vjen shumë mirë që sot në Komitetin politikë me shumicë kaq të madhe mbështetëm anëtarësimin e Kosovës“, ka thënë Stier.