Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Elbert Krasniqi, të hënën ka publikuar një tabelë ku krahasohen arritjet e IRDK-së në pushtet, me ato të subjektit rival, Partia Liberale Egjiptiane.
Sipas tabelës së publikuar nga Krasniqi, gjatë mandatit sa ka qenë ai ministër, u ndanë fonde për kuzhina popullore, shtesa për fëmijë, u ndërtuan shtëpi dhe pati investime në infrastrukturë në të gjitha komunat ku banojnë pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gjatë së dielës kandidatët për deputet nga radhët e IRDK-së mbajtën tubime e organizuan diskutime me banorë në disa komuna të Kosovës.
Takimet nisën në Pejë dhe në fshatin Gorazhdec, nga aty u paralajmërua fitore historike.
E në tubimin në Shtime, IRDK-së iu bashkua edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kandidatja jonë nga lista e fitores, Arjeta Maliqi, është dëshmi se fitores së IRDK-së po i prijnë gratë dhe vajzat tona!”, shkroi Krasniqi në Facebook në postimin e tubimit në Shtime.
Një numër më i madh simpatizantësh IRDK-së iu bashkua në Fushë-Kosovë.
Aty iu bë thirrje të pranishmëve të votojnë numrin 111.
E ditën e diel IRDK-ja e përmbylli takimin me qytetarë të lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.