Arbëri

IOM-i vazhdon projektin e asistencës financiare për bizneset e vogla dhe të mesme

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) do të vazhdojë projektin për asistencë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, sidomos ato promovojnë dhe forcojnë riintegrimin e qëndrueshëm të komuniteteve joshumicë.

Në një njoftim të Komunës së Obiliqit, thuhet se projekti për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV) financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

“Programi EU-CSP IV do të ofrojë asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë riintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë. Projekti EU-CSP IV po ashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë përfitim më të gjerë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhueseve për të eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacioneve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Sipas të njëjtit, projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), shtynë afatin e shpalljes për thirrjen për projekt-propozime të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve për projekte individuale dhe të komunitetit.

“EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave. Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar uebfaqen e IOM-it www.kosovo.iom.int si dhe te kontaktojne (tel: 049 968 485), ku poashtu mund të merrni më shumë informata të hollësishme për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit. Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 30 Prill 2020 por aplikantët inkurajohen që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë ne email adresen [email protected]”, thuhet në komunikatë.