Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët e Podujevës në aksion kundër taksive ilegale

Inspektorët e Komunës së Podujevës kanë filluar një aksion gjatë ditës së mërkurë kundër taksive ilegale.

Sipas zyrtarëve komunalë, këto taksi po shkaktojnë telashe në komunikacion dhe poashtu po paraqesin rrezik për udhëtarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Drejtoria e Inspeksionit me asistim edhe të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme është duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegalë që qarkullojnë në relacionet Podujevë-Prishtinë. Gjatë kësaj kohe kur fluksi i mërgimtarëve në trafik është i madh, taksitë ilegalë me vendparkimet e tyre po shkaktojnë telashe të shumta në mbarëvajtjen e komunikacionit, ata gjithashtu po paraqesin rrezik potencial edhe për udhëtarët që i përdorin për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim.

Sipas të njëjtit, Drejtoria e Inspektoratit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me aksione të tilla edhe në pikat tjera, me qëllim të zhbllokimit të rrugëve, trotuareve dhe respektimit të rregullave të qarkullimit.