Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati në Podujevë gjobit me 150 euro qytetaren që hodhi mbeturina në hapësirë publike

Inspektorati në Komunën e Podujevës e ka dënuar një qytetare me 150 euro, pasi ajo kishte hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Gjoba ka pasuar, pasi qytetarja ishte fotografuar nga kalimtarët e rastit dhe ishte njoftuar Inspektorati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sot gjatë ditës Drejtoria e Inspeksionit përkatësisht inspektorët e ambientit kanë gjobitur një qytetare me 150 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësirat e sheshit të qytetit. Kjo gjobë vjen falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me institucionet lokale, ku për rastin në fjalë qytetarët kanë lajmëruar Drejtorinë e Inspeksionit dhe menjëherë është identifikuar personi që ka hedhur mbeturina, të cilës edhe i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro nga inspektorët e ambientit", thuhet në njkftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe Informim.

Zyrtarët komunalë u kanë bërë qytetarëve që rastet e tilla t'i lajmërojnë në Drejtorinë e Inspeksionit.

Image