Arbëri

Inspektorati në Lipjan rrënon tri objekte pa leje

Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka nisur një aksion për parandalimin e ndërtimeve pa leje në prona publike dhe ato private.

Ky aksion ka rezultuar me rrënimin e disa objekteve përfshirë terasave dhe konstruksioneve të hekurit mbi objekte të ndryshme.

Në këto aksione të inspektoratit ka marrë pjesë edhe Policia e Kosovës për të krijuar siguri në rast të refuzimit nga pronarët. Për këto rrënime sipas inspektoratit janë iniciuar procedura të rregullta sipas ligjeve në fuqi.

Hyra Bytyqi, zëdhënëse e Komunës së Lipjanit, ka thënë për Kohën se janë realizuar tri aksione nga Inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për t’i rrënuar disa objekte pa leje ndërtimore. Sipas saj me aktivitete të tilla inspektorati do të vazhdoi edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Tashmë është realizuar rrënim në tri raste në rrugën Lidhja e Prizrenit. Në të tria rastet janë bërë ndërhyrje pa-leje ndërtimi. Gjë që ka detyruar inspektoratin ti ndërmarrë hapat procedural ligjor. Nga inspektorati kemi konfirmim që janë ndjek procedurat ligjore për të gjitha rastet. Përveç rrënimeve është realizuar edhe një vetë-rrënim, pasi që inspektorati ka ndalu punën e cila bëhej pa-leje ndërtimi”, ka thënë Bytyqi.

{gallery}