Arbëri

Inspektorati në Gjilan gjobit marketet për mospërputhje të çmimeve në raft e arkë

inspektoret

Foto: Komuna e Gjilanit

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Gjilanit, ka njoftuar se inspektorët kanë shqiptuar gjoba deri në 400 euro ndaj bizneseve të caktuara për siç thuhet mospërputhje të çmimeve të produkteve të vendosura në rafte dhe atyre në arkë. 

“Pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka”, thuhet në njoftimin në të cilin nuk është bërë i ditur numri i saktë i gjobave.

Sipas njoftimit kontrollet janë shtuar me ardhjen e mërgimtarëve. 

“Drejtoria e Inspektoratit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët. Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.