Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se javën e fundit ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
Në njoftim thuhet se përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftim thuhet se ndaj operatorëve që kanë vepruar në kundërshtim më ligjin janë ndërmarrë masa ndëshkuese, por nuk janë dhënë detaje për numrin e operatorëve.
“Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.