Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka realizuar inspektime në një numër vendpunishtesh në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës me ç’rast ka ndaluar punën në 13 sosh.
Sipas njoftimit, për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, ndalimi i punës iu është bërë menjëherë deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara.
“Gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.
-
Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë
-
Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit
-
Inspektimet në dy ditët e fundit: Ndalohet puna në 27 vendpunishte, 9 prej tyre në Prishtinë
-
16 ndalime punimesh në aksionin e Inspektoratit të Punës brenda 48 orëve
-
Nga 72 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 34 prej tyre