Arbëri

IKSHPK: Vlera e manganit dukshëm më e ulët, por uji ende i papijshëm

Liqeni i Badocit

Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se vlerat e manganit kanë rënë dukshëm në Liqenin e Badocit por megjithatë uji akoma vazhdon të jetë i papijshëm.

“Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut. Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L. Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se do të vazhdojë edhe më tutje monitorimi i ujit atje.

https://www.koha.net/arberi/rritja-e-vlerave-te-manganit-ikshpk-apelon-te-mos-perdoret-per-pije-uji-qe-vjen-nga-badoci