Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë, DKA-të, Këshillin e Prindërve e palët relevante që të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike.
Në rekomandimin e IKSHPK-së thuhet se mësimi duhet zhvilluar me mbikëqyrje rigoroze të masave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rekomandojmë MASHTI-n që në bashkëpunim me DKA-të dhe Këshillin e prindërve dhe palët tjera relevante të përzgjedhin skenarët më të mirë të mundshëm për organizimin e procesit mësimor konform situatës epidemiologjike dhe të sigurojnë mbikëqyrjen rigoroze të zbatimit të masave”, thuhet në rekomandim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot nga ora 14:00 do të ketë takim me kryetarët e komunave për të biseduar për masat.
Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë më 27 shtator.
Fillimi i vitit shkollor ishte shtyrë për shkak të situatës me pandeminë.