22 persona nga 43 sa janë gjithsej të shtrirë në Klinikën Infektive me Covid-19 janë nën përkujdesje intensive dhe me oksigjenoterapi.
Sipas raportit të Klinikës Infektive, një paciente vazhdon të jetë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrëmjen e së dielës, Kosovës i janë shtuar edhe 49 raste të reja me koronavirus. 22 prej tyre janë nga Komuna e Vushtrrisë, duke e çuar numrin në këtë komunë në 218 të infektuar, raporton KOHA.
Zyrtarë të Komunës thonë se gjendja është e menaxhueshme dhe se janë duke gjurmuar rastet e kontaktit.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka treguar se i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës për ndihmë.
Rritja e numrit të të infektuarve ditëve të fundit në të gjithë Kosovën, sipas drejtorit të IKSHPK-së, është si pasojë që qytetarët nuk u janë përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se nëse vazhdohet kjo rritje e të infektuarve, gjendja mund të kthehet në pikën zero.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar me Covid-19 rreth 1 mijë e 500 raste, prej tyre 928 janë shëruar e 33 persona kanë vdekur.