Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme. Reshje më intensive janë parapara të hënën andaj edhe është rekomanduar kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat me rrezik të grumbullimit të ujit. Gjithashtu IHMK-ja ka sugjeruar qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë kohës sa pritet të jenë reshjet me intenstitet të lartë.
Ndërkohë edhe ditëve të tjera të javës pritet kryesisht mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga -1 gradë deri në 10 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri në 5m/s.
Të hënën është parashikuar të jetë mot i vranët dhe me shi. Reshjet është paraparë të jenë me intensitet mesatar deri në të të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë. Temperatura minimale pritet të jetë 3 gradë ndërsa ajo maksimale deri në 8 gradë celsius.
Edhe të martën është paraparë mot i vranët dhe në vende-vende me riga shiu. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në dy gradë ndërsa maksimalja mund të shkojë deri në 8 gradë celsius.
Të mërkurën është paraparë mot i vranët me intervale me diell. Ndërkohë në mëngjes pritet të jetë edhe mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë atyreve malore. Temperaturat mund të zbresin deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalja mund të shkojë deri në 9 gradë celsius.
Të enjten pritet të jetë mot i vranët dhe në vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale parashihet të jenë nga 1 deri në 4 gradë celsius ndërsa maksimalja nga 7 deri në 10 gradë celsius.
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu pritet të jetë edhe të premten. Minimalja mund të zbresë deri në -1 gradë celsius derisa maksimalja mund të arrijë deri në 9 gradë celsius.