Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Idrizi vlerëson se buxheti i Komunës së Vushtrrisë është i pamjaftueshëm

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është ankuar për buxhet të pamjaftueshëm për komunën që ai udhëheqë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kërkesat janë vazhdimisht në rritje.

Me këtë buxhet, i pari i Vushtrrisë pohoi se kanë mbetur shumë projekte jashtë listës duke qenë që sipas tij, komunës i janë marrë tre milionë euro për kontrata kolektive të mësimdhënësve.

“Po, na kanë mbetur bukur shumë projekte jashtë listës për arsye të kontratës kolektive. Po vlen të theksohet edhe njëherë se vetëm vitin e kaluar na kanë marrë neve tre milionë euro për kontratën kolektive të mësimdhënësve edhe tash prapë kanë ardhur domethënë pagesat nga përmbaruesit që duhet me u pagu. Edhe ato na dëmtojnë shumë sepse ato nuk janë të planfikuara, nuk kanë vijë buxhetore të veçantë që është dashur qeveria me i pagu edhe na kanë mbetur neve. Edhe tash përmbaruesi i merr në kode buxhetore ku i gjen domethënë investimet kapitale, kështu që ditët në vijim do ta dimë saktësisht se ku do të preken projektet edhe ku do të mbesim keq”, tha Idrizi.

Si zgjidhje për këtë problem sipas Idrizit, do të ishte themelimi i grantit të katërt, që ndarja buxhetore të bëhej në mënyrë proporcionale në bazë të banorëve.

“Buxhetin, zgjidhja më e mirë kishte me qenë që u kërkua edhe nga Asociacioni i Komunave, Granti i katërt. Granti i katërt me iu ndarë komunave, kishte me qenë një ndarje proporcionale në bazë të numrit të banorëve edhe më s’kishim pasur probleme asnjëherë. Pra, mos me pasë nevojë ministritë e linjës mandej me ndërhyrë me iu dhënë komunave në mënyra të ndryshme e me arsyetime të ndryshme, po ndahet granti i katërt edhe kryhet punë”, tha kreu i komunës së Vushtrrisë.

Të njëjtën zgjidhje e sheh edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kërkohet vazhdimisht themelimi i Grantit të Katërt.