Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I vazhdohet mandati EULEX-it

EULEX Kosova

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se i është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë. 

Në një postim në Facebook, nga Presidenca është thënë es mandati është vazhduar nëpërmjet një shkëmbimi të letrave me Bashkimin Evropian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në, vazhdohet mandati teknik i misionit të EULEX në Kosovë Sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX. Në letrën e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”, thuhet nga Presidenca. 

Presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet letrës drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, ka kërkuar që EULEX-i t’ia përcjellë autoriteteve të Kosovës të gjitha dokumentet që i posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv. 

“Gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.