Prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, ka konfirmuar se i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë ishte recidivist i veprave penale.
Të mërkurën në mbrëmje, një 21-vjeçar plagosi tre persona në Pejë, të cilët u transferuan për ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mëngjesin e së enjtes, Policia arrestoi një të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kryesin, pas kryerjes së veprës penale”, ndërsa para dy ore arrestoi edhe të dyshuarin kryesor, Agron Gashi, për të cilin autoritetet kërkuan ndihmën e qytetarëve.
Në një intervistë në "60 Minuta" të KTV-së, prokurori Qavolli ka thënë se i kanë disa pista të hetimit, por “për arsye ndjeshmërie, nuk mund të lëshohem më tepër”.
Qavolli ka thënë se do të kërkojnë dënim më të ashpër për të dyshuarit për shkak të mënyrës së kryerjes së veprës penale.