Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hysni Gucati zgjidhet kryetar i OVL-UÇK

Hysni Gucati

Hysni Gucati është zgjedhur kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Kuvendin e pestë zgjedhor që u mbajt të shtunën.

Gucati do të ketë mandat katërvjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kandidati tjetër për këtë post ishte Nasim Haradinaj. Gucati pati 112 vota, ndërsa Haradinaj 95.

Gucati edhe më herët e kishte drejtuar këtë organizatë. Por dha dorëheqje në shtator të vitit 2020, kur u arrestua nga Gjykata Speciale.

Gjatë kësaj periudhe, Faton Klinaku e kishte postin e ushtruesit të detyrës të kryetarit të OVL-UÇK. /KP