Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka mirëpritur shpërndarjen e pagës së 13-të për sektorin publik, duke thënë se kjo do të ndihmojë pasi vendi nuk është në gjendje të mirë ekonomike. Ai ka bërë thirrje për themelimin e Këshillit Ekonomiko-Social e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, pasi sipas tij kjo do të ndihmonte edhe sektorin privat.
Hykolli ka kërkuar që të diskutohet edhe vlera e koeficientit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po unë po them se çdo ndarje e pagës së 13-të ose edhe një tjetër 13-të kishte qenë e mirë sepse gjendja që e kemi sot, është shumë e nevojshme që të punësuarit të kenë një begati më të madhe nga ana financiare. Unë gjithmonë po them se ne sa më shpejt duhet të ulemi edhe të negociojmë vlerën e koeficientit sepse vlera e koeficientit është shumë e rëndësishme ku sado kudo mund të bëjmë rritje të pagave. Ndërsa këto që janë pagat e 13-ta janë të mirëseardhura për momentin që ne po jetojmë edhe për krizën që e ka kapluar domethënë vendin tonë”, tha ai.
Hykolli ka theksuar se marrëveshja e përgjithshme kolektive do të ndihmonte edhe sektorin privat. Sipas tij, gjendja në sektorin privat nuk është e mirë.
“Patjetër, ne po jemi të interesuar që sa më shpejt të bëjmë marrëveshjen e përgjithshme kolektive sepse paga e 13-të gjithmonë hyn në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, e cila marrëveshje do të ndihmonte shumë edhe sektorin privat kur e dimë gjendjen edhe të sektorit privat që është shumë, shumë keq edhe gjendja atyre financiare është shumë, shumë jo e mirë. Andaj, domethënë ne po presim sa më shpejt që të bëhet Këshilli Ekonomiko-Social që është në proces, të ulemi, të diskutojmë, po ajo që bëj thirrje është që të ulemi sa më shpejt sepse nuk ka kohë domethënë të presim sepse gjendja ekonomike në Kosovë nuk është mirë fare”, thotë ai.
Ai ka thënë se duhet të themelohet Këshilli Ekonomiko-Social.
“Të bëhet Këshilli Ekonomiko-Social menjëherë edhe të bëhet marrëveshja e përgjithshme kolektive ku edhe punëdhënësi aty kishte me mund me mbështet në atë kuptimin që në rrogën e 13-të mos të paguajë tatime e gjëra të tjera, po njëfarë forme të mbështetë të punësuarin në Kosovë që do të dilte edhe mirë kjo farë situate për arsye se domethënë të gjithë punonjësit do të shkonin shumë më dëshirë në punë nëse marrin rrogën e 13-të, por edhe benefitet e tjera që për momentin në Kosovë janë shumë të nevojshme”, shtoi tutje ai.
Paga e 13-të për sektorin publik është shpërndarë më 31 mars.