Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se për çështjen e zgjedhjes së presidentit nuk do t’i nënshtrohen vullnetit të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ai ka theksuar se përderisa Kurti nuk tregon vullnet për bashkëpunim situata e krijuar mund të vazhdojë deri në pafundësi. Hoxhaj ka thënë se Kurti nuk i beson dialogut dhe marrëveshjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur ne kemi një parti politike dhe një njëri i cili fiton zgjedhjet si zotëri Kurti, i cili nuk i beson dialogut, s’do dialog të mirëfilltë me partitë politike, nuk i beson marrëveshjes, nuk arrin marrëveshje, LDK-ja ishte e gatshme që të ketë edhe marrëveshje klasike me të, nuk bën kompromis dhe PDK-ja është e gatshme që ta mbrojë mbi të gjitha karakterin e këtij vendi, që janë institucionet demokratike”, është shprehur Hoxhaj në emisionin “Konfront” në KTV.
“Dhe nuk e kemi ndërmend që t’i nënshtrohemi vullnetit të askujt dhe kjo fazë mund të vazhdojë në pafundësi nëse zotëri Kurti nuk tregon vullnet për bashkëpunim”, ka shtuar Kurti.
Hoxhaj: Osmani nga mllefi i brendshëm e shpërndau Kuvendin, vendimi është i paprecedent
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit është i paprecedent.
Në “Konfront” të KTV-së, Hoxhaj situatën në Kosovë e ka krahasuar me Kuvajtin, duke deklaruar se atje sheiku e shpërndante çdo ditë Kuvendin pa i pyetur deputetët. Sipas tij, Kosova është vend demokratik dhe institucionet janë përtej situatave individuale.
“Vetëm në Kuvajt më ka ndodhë sa kam qenë ministër i jashtëm, ka qenë sheiku i cili e shpërbënte Kuvendin çdo ditë pa i pyetur deputetët në kohë të krizave politike. Ne jemi Republikë parlamentare, jemi vend demokratik dhe për mua demokracia dhe institucionet janë përtej asaj se a është i lënduar dikush me një situatë të caktuar politike dhe nga mllefi i brendshëm e shpërben Kuvendin dhe tash ne kthehemi të enjten përsëri në Kuvend, besoj që është e paprecedent”, ka thënë ai.
Më 6 mars presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin me dekret dhe pati filluar edhe procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Pas këtij dekreti dhe pas ankesës së Vetëvendosjes në Kushtetuese deri më 25 mars Kushtetuesja pati bllokuar çdo veprim të presidentes në lidhje me dekretin dhe gjithashtu çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars. Më 25 mars Gjykata Kushtetuese ka dhënë 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit.
Hoxhaj: Osmani bëri shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë sonë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë në Kosovë.
Në “Konfront” të KTV-së, ai e ka quajtur veprimin e Osmanit aspak demokratik.
“E kam parë si sjellje tipike të një kulture politike, e cila nuk është fare demokratike. E shoh veten të poshtëruar që tash e ka shpërndarë Kuvendin dhe ne i kthehemi sërish Kuvendit. Përtej asaj që mendojnë juristët, e shoh si shkelje më të madhe që ka bërë ndonjë president ndonjëherë në historinë e demokracisë sonë në 24-25 vitet e fundit.. Nuk kam besuar që një president që zgjidhet nga deputetët, që mund të shkarkohet nga deputetët, e cila deri në orën 12 të natës pret që të mos jetë kandidate që të jetë presidente e vendit, e që në 4-5 orët e fundit na ofron një dramë dhe në orën 8 të mëngjesit para se ne si deputetë të zgjohemi mirë nga gjumi e sheh në konferencë dhe e shpërndan Kuvendin...” ka thënë ai.