Avdullah Hoti i LDK-së ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me bartjen e 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Në mars të vitit 2024 Qeveria e Kosovës vendosi ta zbatonte vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese për bartjen e tokës në emër të Manastirit të Deçanit.
Rashiq për “Radio Gorazhdevcin” tha se Kurti ia kishte bërë me dije se po e bënte këtë për “shkakun e tij”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deklarata e ministrit Rashiq e zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese. Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”. Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.” Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër. Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
