Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ramboulletit nga delegacioni shqitpar, sipas Christopher Hill ka rrëzuar pikëpamjet e Sllobodan Millosheviqit.
Sipas Hillit, Millosheviqi thoshte vazhdimisht që shqiptarët nuk mund të bëhen bashkë për asgjë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koncepti i asaj kohe ishte që t’iu jepej mesazh i qartë serbeve, t’iu thuhet se kjo do të ndodhë kështu që ju është mirë që të bëheshit pjesë e procesit. Pra, është mënyra më e mirë që të mbronit interesat e Serbisë dhe të jeni pjesë e këtij procesi. Përderisa, Millosheviq kishte thënë shumë e shumë herë kishte thënë se shqiptarët nuk do të pajtohen dhe nuk bien dakord asnjëherë për asgjë dhe Marrëveshja në fakt e rrëzonte pikëpamjen e tij që shqiptarët nuk do pajtoheshin me asgjë”, tha ai.
Christopher Hill deklaroi se iu tha Millosheviqit se e kishte gabim se e arritën marrëveshjen dhe është radha e Sebrisë që të bëjë lëvizjen e saj.
“Ai kishte thënë gjatë gjithë kohës që shqiptarët nuk do pajtohen me asgjë dhe për rrjedhojë ne nuk na duhet të pajtohemi me asgjë. Ky ishte një mesazh i kundërt me atë se çfarë po thoshte Millosheviqi. Ne, po i thoshim Milloshevqit që ai e kishe gabim se e arritëm Marrëveshjen por ti do bësh mirë që të mendosh se cila do të jetë lëvizja e radhës e Serbisë”, tha Hill.
Dëshmitari u shpreh se nuk i kujtohet se në këtë marrëveshje kanë qenë katër nënshkrime, por e di se tri prej tyre të kujt kanë qenë. Tha se një ka qenë nga ana e UÇK-së, një nga LDK-ja dhe një nga grupi i intelektualëve të pavarur siç e quanin ata veten.