Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hetuesi i Krimeve Ekonomike dyshohet që “dekonspiroi” hetimin ku përfshihet këshilltari i Pal Lekajt

Foto: Ilustrim

Një hetim i nisur afro dy vjet e që kishte rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës, dyshohet që është dëmtuar nga një hetues policor i Krimeve Ekonomike.

Task-Forca kundër korrupsionit pati nisur një hetim në lidhje me dyshimet se Ministria e Infrastrukturës po punësonte ekzaminerë për testin për patentë shoferë njerëz të cilët ishin të lidhur me autoshkolla, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për hetimin që kishte rezultuar me arrestimin e pesë drejtorëve të departamenteve të ndryshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Pjetër Ndout, që është këshilltar i ministrit në detyrë, Pal Lekaj, sipas burimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, të dyshuarit e kanë kuptuar nga A.G. (emri i njohur për redaksinë), hetues në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike.

Një burim brenda Inspektoratit Policor ka shpjeguar për gazetën se një gjë e tillë ishte kuptuar vetëm pas arrestimit të këtyre zyrtarëve.

Sipas këtij burimi, si provë kundër hetuesit është duke u përdorur një bllok i shënimeve ku i kishte mbajtur shënimet njëri nga të dyshuarit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)