Veprimet e fundit të Speciales me konfirmimin e aktakuzës për krime lufte kundër ish-presidentit Hashim Thaçi nxitën reagime në kryeqytet, por heshtje në fshatin e tij të lindjes, në Burojë.
Para shtëpisë së tij, Policia e Kosovës bënte rojë teksa veturat me vizitorë largoheshin njëra pas tjetrës, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamiljarët e ish-presidentit Thaçi nuk u dukën fare, por për të folën bashkëvendësit e tij, të cilët shpreheshin të revoltuar me drejtësinë ndërkombëtare.
Kushëriri i ish-presidentit, Ukë Thaçi, thotë se akuzat që rëndojnë kundër tij janë të pavërteta.
Ai thotë se pavarësisht aktakuzës, Hashim Thaçi ka bërë luftë të drejtë e të dinjitetshme.
E bashkëfshatari i tij Ilmi Selmani thotë se Kosova do të duhej të krenohej që ka pasur një luftëtar si Thaçi.
Hashim Thaçi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit për shkak të aktakuzës për krime lufte të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara dhe bashkë me dy luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është nisur për në Hagë.