Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se ai s’ka ndërtuar konsensus me opozitën.
Sipas Hazirit, kurthi politik për shpërbërjen e Kuvendit po tentohet të shfrytëzohet si arsyetim “që Koaovën ta mbajë të ndarë politikisht”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“LDK beson që akti i dorëheqjes se kryeministrit Kurti është mënyra më e duhur për t’i hapur udhë zgjedhjeve parlamentare 2024. Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi. Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile”, ka shkruar Haziri në Facebook.
LDK-ja është shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke u deklaruar si “partia më e gatshme”.
Zyrtarë të saj kanë thënë se po të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK-ja do të ishte në garë për vendin e parë.