Arbëri

Haxhiu: Nëse opozita nuk ndryshon qëndrim, situata mbetet e njëjtë

Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

Ajo theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën e kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.

Lexo përditësimet tjera
Tentimi i 20-të për konstituim të Kuvendit

S’ka konstituim të Kuvendit

Për herë të 46-të, deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. Edhe të dielën deputetët kanë dështuar...