U.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka kujtuar heroin Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies së tij.
Në Akademinë Përkujtimore me rastin e përvjetorit të tij dhe Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares, Haxhiu ka thënë se Çekaj zgjodhi rrugën që kërkon guximin, sakrificën dhe besimin se liria nuk mund të dhurohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka thënë se jeta e tij, nuk mund të ndahet nga rrjedha e historisë së Kosovës.
“Historia jep kuptim kohës, por drejtimin e saj e përcaktojnë njerëzit. Ata që në çaste të vështira nuk presin rrethanat të ndryshojnë, por marrin mbi vete barrën për t’i ndryshuar ato. Në mesin e tyre qëndron edhe heroi Sali Çekaj, të cilin e kujtojmë sot në 27-vjetorin e rënies së tij. Jeta e Sali Çekajt nuk mund të ndahet nga rrjedha e historisë së Kosovës. I lindur në Broliq, në një familje me traditë atdhetare, i formuar si jurist dhe më vonë i angazhuar si gjyqtar, ai mund ta kishte zgjedhur një jetë më të qetë. Por ai zgjodhi rrugën më të vështirë, atë që kërkon guxim, sakrificë dhe besim të palëkundur se liria nuk mund të dhurohet”, është shprehur Haxhiu në Akademinë Përkujtimore.
Hysen Çekaj, djali i Sali Çekajt ka thënë se Kosova është kujtimi që ka nga babai i tij, duke shtuar se nuk ka asgjë më të çmuar në jetë.
“Të nderuar të pranishëm, më lejoni që për një moment të flas jo si folës zyrtar, por si djali i Sali Çekajt. Takimi im i fundit me babanë ishte viti i ri 98-99. Pas asaj dite, gjithçka që kisha prej tij ishte kujtim. Fytyra e tij, zëri i tij, duart që më lëmonin, gjithçka. Në momentet më të vështira të jetës sime, ai kujtim ishte forca ime për të fituar, sepse pjesën më të madhe të jetës kujtimi ishte gjithçka që kisha nga babai im. Por kujtimi im për babanë nuk është vetëm kujtim, është edhe shpresë. Djalit tim i kam vënë emrin Sali. Teksa Saliu i ri më duket se e shoh amanetin e Saliut të vjetër për të ardhmen. Në mandatin e kaluar u zgjodha deputet në Kuvendin e Kosovës. Njerëz, miq, bashkëpunëtorë, familjarë më pyetnin: ‘Çfarë të shtyu të kthehesh nga Gjermania, ku e ke organizuar jetën, në Kosovë për t'u marrë me politikë?’. Nuk e kam thënë kurrë publikisht, por po e them sot: sepse Kosova është kujtimi im për babanë tim dhe unë nuk kam diçka më të çmuar në jetë”, ka thënë ai.