Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa ka komentuar ngjarjet e fundit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka thënë se reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026.
Haxhiu e ka akuzuar KPK-në për kapje nga grupe interesi që kanë prioritet interesat e tyre individuale, jo përmirësimin e sistemit prokurorial.
“Sot të gjithë po e shohin qartë atë për të cilën kemi paralajmëruar ndër vite. KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit. Ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm. Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion”, ka shkruar ajo në Facebook.
Të hënën, me pesë vota për Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)m, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka vendosur që ta refuzojë Raportin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e një anëtareje të re prokurore të KPK-së.
Meqë rregullorja e zgjedhjeve është sfiduar në Gjykatën Supreme, kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se do të vendosin për hapat e mëtejshëm në mbledhjen e radhës.