Sokol Havolli njoftoi se është larguar nga Ndërmarrja “Prishtina Parking” ku ishte kryeshef ekzekutiv për të marrë postin e drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunë të Prishtinës.
Ai ka njoftuar në Facebook se synon të rrisë dinamikën e realizimit të projekteve, derisa tha se falënderon kryetarin Përparim Rama për besimin dhe mundësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Havollit, janë shumë projekte në proces, teksa shtoi se synon t'i përfundojë sa më shpejtë.
“Aktualisht, shumë projekte janë të hapura dhe në proces, dhe synimi im është që ato të përfundojnë sa më shpejt, me dinamikë të lartë dhe efikasitet maksimal. Prishtina ka nevojë për ritëm të përshpejtuar në zhvillimin e infrastrukturës, dhe kjo do të jetë një nga prioritetet kryesore të punës sime në pjesën e mbetur të mandatit”, ka shkruar ai.
Ish-drejtori i Infrastrukturës, Krenar Xhaferi, kishte lënë këtë pozitë për të kandiduar si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.