Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Havolli edhe një mandat në krye të Drejtorisë për investime kapitale në Prishtinë

Perparim Rama dhe Sokol Havolli

Sokol Havolli ka njoftuar se është emëruar edhe për një mandat në krye të Drejtorisë për investime kapitale në kryeqytet. 

Ai ka thënë se me përkushtim të plotë, do të punojë që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete”, ka shkruar Havolli. 

Ende nuk ka informata zyrtare për të emëruar të tjerë. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ende nuk e ka paraqitur kabinetin e tij me të cilin do të qeverisë për katër vjetët e ardhshëm, pavarësisht se kanë kaluar mbi 100 ditë që nga rizgjedhja e tij.