Arbëri

Hargreaves: Njohja e Sirisë forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas Hargreavesit, kjo njohje shënon hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.

“Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari në krah të Kosovës që nga dita e parë, dhe ne vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Siria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të mërkurën. Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për vendimin e shtetit të Lindjes së Mesme, teksa për këtë e ka falënderuar edhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.