Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hargreaves flet me kryetarin e Supremes për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit

Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Britanisë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në këtë takim thuhet se është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hargreaves tutje ka thënë se ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

“Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj transparencës, profesionalizmit dhe reformave që forcojnë besimin e publikut në drejtësi”, ka bërë të ditur ai.