Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinajt nuk i ngutet për t’i korrigjuar “hektarët e humbur”

Asnjë veprim nuk ka ndërmarrë kryeministri Haradinaj për t’i korrigjuar “hektarët e humbur” në raport me Malin e Zi.

Presidenti Thaçi kishte vënë firmën mbi një deklaratë të përbashkët me ish-presidentin, Filip Vujanoviq, sipas së cilës do të bëhen korrigjimet në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo i kishte mjaftuar kryeministrit Haradinaj që ta mbështesë marrëveshjen, të cilën si opozitar e pati kundërshtuar me të gjitha mjetet, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Thaçi ka kritikuar Qeverinë se nuk po i përgjigjet kërkesës së shtetit malazez, në Zyrën e kryeministrit nuk kanë komentuar vonesat rreth nisjes së procesit. Ndërkaq kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë Kohës Ditore se ata janë në pritje të dritës së gjelbër prej Qeverisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)