Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Enver Zymeri dhe të gjithë policët e tjerë të rënë në krye të detyrës.
Ai ka thënë se shembulli i Zymerit dhe heronjve të tjerë “janë modeli mbi të cilin lindi dhe frymon ky shtet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm, i cili ushqehet nga vizioni se kushdo që prek territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, do të përballet me fuqinë në rritje, të cilën e ndjejnë vetëm ata që kanë dhuntinë që, kur e kërkon atdheu, të gjenden në pikat më të larta të shërbimit me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.