Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas operacionit të kërkim-shpëtimit të zhvilluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit të martën, duke theksuar rëndësinë e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë dhe rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në vend.
“Aleanca me NATO-n, në krye me ShBA-në, është qenësore për Kosovën. Vendimet e marra në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se “hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen”, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të gjitha institucioneve dhe aleatëve në vendimmarrje të ndjeshme për vendin.
Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe trupave të KFOR-it në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu ngushëllimet për familjen e qytetarit që humbi jetën në këtë rast tragjik.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit. Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, përfundoi ai.
Operacioni i FSK-së të martën (dje) për gjetjen e një 33-vjeçari që kishte rënë nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën ka nxitur reagime të shumta. Partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë në detyrë se po shfrytëzon rastin tragjik për poena politikë. Ngjashëm reagoi edhe Ambasada e Gjermanisë gjatë ditë së djeshme. Ambasada britanike dhe italiane në reagimet e sotme i kanë dhënë mbështetje KFOR-it, duke e vlerësuar bashkëpunimin me FSK-në.