Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pas deklaratave të Rashiqit: Publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, e realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë

Meliza Haradinaj

 Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me 24 hektarë tokë që iu regjistruan në emër të Manastirit të Deçanit. 

Rashiq në intervistë për “Radio Gorazhdevcin” kishte thënë se kryeministri Albin Kurti ia tha se po e merrte këtë vendim për shkakun e tij. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të vitit 2024, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës ia regjistroi këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit disa ditë më vonë.  

Procesi gjyqësor për çështjen se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyje kishte zgjatur nga viti 2000 deri në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese pati vendosur në favor të Manastirit.

“E kam thënë gjithmonë: lejimi i kontrabandimit të çështjes së Kishës Ortodokse të Serbisë në dialog dhe në Marrëveshjen e Brukselit (pika 7) është ndër dështimet më të rrezikshme strategjike të kësaj qeverie ndaj Republikës së Kosovës. Pika 7 – formalizimi i një statusi special për Kishën Ortodokse Serbe brenda Kosovës është projekt juridik e politik serb që rrezikon të krijojë privilegje të njëanshme për një institucion fetar, duke diskriminuar konfesionet tjera në Kosovë: Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike. Në plan afatgjatë, kjo mund të bëhet edhe më problematike se vetë Asociacioni monoetnik. Në marrëveshjen e negociuar dhe pranuar nga Qeveria, referenca për “modele evropiane” nuk është as naive dhe as e paqartë. Serbia ka vite që synon modelin e Mount Athos – një territor me autonomi të veçantë brenda shtetit të Greqisë, ku një strukturë kishtare ushtron kompetenca të gjera vetëqeverisëse.  Dhe ndërkohë që publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit është tronditëse: sipas tij, vendimi u bë “për hatër të tij””, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Ajo ka thënë se toka e Kosovës “rezulton të trajtohet si favor personal mes kryeministrit dhe ministrave të tij”. 

“Patriotizmi matet me akte e vendime që mbrojnë sovranitetin juridik të shtetit, e jo me sllogane e propaganda në rrjete sociale. Dhe kur vendime për tokën e Kosovës arsyetohen publikisht si “për hatër të dikujt”, maska e pseudo-patriotizmit bie vetë”, ka shkruar Haradinaj. 


 

Lexo përditësimet tjera
Nenad Rashiq - Albin Kurti - minister

Rashiq për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Kurti më tha po e bëj për shkak teje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Radio Gorazhdevcin” ka thënë se...