Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar për një vizitë në Pentagon, ku është pritur në takim nga Alton Buland, drejtor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen e përhershme të Kosovës ndaj popullit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme. Ai theksoi se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të forta dhe strategjike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nënvizova se tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke e cilësuar këtë hap si të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës, rajonit dhe vetë aleancës veri-atlantike.
Sipas tij, Kosova ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave euroatlantike, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të kontribuojë në kuadër të NATO-s.
“Ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e shteteve të tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike”, theksoi ai.