Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj mbështet Thaçin në dialog

Qeveria e ka siguruar Brukselin se mbështet presidentin Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë, “bazuar në kompetencat e tij kushtetuese”.

“Qeveria e Kosovës në baza të rregullta komunikon me Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për dialog. Bazuar në kompetencat që ka, Qeveria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saja për një dialog konstruktiv dhe në të njëjtën kohë respekton dhe mbështet Presidentin në këtë proces, bazuar në kompetencat e tij Kushtetuese”, ka qenë përgjigja e zëdhënëses së qeverisë, Donjeta Gashi, dhënë “Kohës Ditore” pas letrës së dytë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komisioneres për Tregti, Cecilia Malstrom, dhe komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbështetja e qeverisë për presidentin vjen pas lidershipit të proklamuar nga bashkëkryesuesit Limaj-Ahmeti se, tash ata do ta kenë fjalën përfundimtare në dialog.