Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “vendimet e njënashme dhe të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët”, janë shkatërrimtare për Kosovën.
Haradinaj i është referuar mbylljes së nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdaj kësaj ka reaguar Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, të cilat i kanë quajtur “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara”.
“Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populliste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t'i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.