Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai para të pranishmëve e quajti mashtrues kreun qeveritar derisa tha se përmes hapave të gabuara të tij po cenohen raportet me aleatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapat e pakoordinuar të Qeverisë, bënë që Serbia të shihet si viktimë. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Kryeministri ynë ka shkuar deri aty sa Blinkenin e ka quajtur naiv”.
Gjatë fjalimit të tij, u larguan nga salla plenare disa prej ministrave nga kabineti qeveritar kosovar dhe një pjesë e deputetëve të pushtetit.
Haradinaj tha se edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët në kohe zgjedhje nuk është shumë e hijshme./ KosovaPress