Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pas deklaratave të Kurtit: Kjo ma kujton shprehjen ‘kur hajni bërtet kapeni hajnin’

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pasi ky i fundit akuzoi gjyqtarët e Kushtetueses për siç tha lidhje me opozitën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se Kurti nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që, sipas tij, i ka bërë ai vetë dhe partia e tij, por zgjedh të mashtrojë duke e fajësuar Gjykatën Kushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur 'hajni bërtet kapeni hajnin'. Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij! E vërteta për bllokimin, jo vetëm të Parlamentit por edhe të Shtetit, e ka vetëm një emër e ky është Albin Kurti dhe kjo sot është e qartë për secilin, veç në mendjen e Albin Kurtit është e mjegullt!”, shkroi mes tjerash Haradinaj.

Paraditen e sotme, kryeminstri në detyrë Albin Kurti, gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.