Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim edhe për ankesën e fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kësisoj i është hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Supremja ka vendosur ta refuzojë si “të pathemeltë” ankesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, të cilët e kishin kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP-ja e kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeqë nuk ka më ankesa, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma tetë.