Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Hamza pas vizitës që pati në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka bërë thirrje për më tepër harmoni, paqe e solidaritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shfrytëzoj rastin t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam për festën e Kurban Bajramit. T’ju uroj shëndet, begati e gjitha të mirat në familjet e tyre. Është festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën. Urojmë të ketë harmoni, paqe. Është festë ku realisht njerëzit janë më bujar, solidar, edhe falin e pajtohen. Gjithmonë këto festa uroj të ketë gëzime, begati e harmoni. Gjithë të punojnë bashkë për progres dhe prosperitet”, ka thënë Hamza.