Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se rrugëtimi i popullit të Kosovës ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë.
Në një postim në Facebook, krahas një videoje nga protesta e djeshme në Prishtinë “Drejtësi, jo politikë”, Hamza ka shkruar se “dje foli populli, sot flasin ata”. Kjo duke iu referuar seancës së sotme në Hagë ku pritet të flasin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata”, ka shkruar ai.